"Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot"- shkruan Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane dhe perëndimore.
Këta të fundit, megjithatë, shpresojnë se kundërsulmi nuk do të ndodhë, pasi Izraeli dhe Irani kanë shpallur fitoren mbrëmjen e së shtunës, gjë që u lejon atyre të kenë një rrugëdalje nga përshkallëzimi.
Por nga ana tjetër, komandanti i lartë i Iranit, Mohammad Hossein Baqeri, ka folur për herë të parë pas sulmit që Irani bëri në Izrael, duke e sulmuar me dronë.
Ai tha se sulmi ka mbaruar, pasi Irani i ka arritur synimet e tij.
“Në këtë operacion janë përdorur një numër i konsiderueshëm dronësh dhe raketash lundrimi dhe balistike, me taktika të mirëmenduara dhe planifikim të duhur, pasi as “Kupola e Hekurt” dhe as mburoja e mbrojtjes raketore të regjimit zionist nuk mund të ndërmarrin ndonjë veprim të rëndësishëm kundër këtij operacioni”, u shpreh gjeneralmajori, duke shtuar: “Qëllimet e operacionit janë përmbushur”.