Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vritet një komandant i fuqishëm në Libi, shpërthen lufta mes milicive

Shkruar nga Newsbomb
Vritet një komandant i fuqishëm në Libi, shpërthen lufta mes
Anëtarët e Brigadës së 444-të të ushtrisë libian

Përleshje të ashpra midis milicive të armatosura tronditën kryeqytetin libian, Tripolin, pasi një komandant i fuqishëm ushtarak u vra nga një grup rival.

Të shtëna armësh dhe shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa zyrtarët raportuan se të paktën gjashtë persona humbën jetën gjatë luftimeve.

Përplasjet nisën mbrëmjen e së hënës dhe zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së martës, duke përfshirë armë të rënda dhe duke u përqendruar kryesisht në lagjen jugore të Tripolit, Abu Salim.

Lufta shpërthyen pas vrasjes së Abdel-Ghani al –Kikli, komandanti i Autoriteteve të Mbështetjes së Stabilizimit , SSA, të hënën nga milici rivale. SSA është një grup i milicive që u ngrit për të bërë një nga grupet më të fguqishme në Libinë perëndimore.

Ai u vra në një strukturë të kontrolluar nga Brigada 444, një milici e udhëhequr nga komandanti Mahmoud Hamza, i cili ka lidhje të ngushta me kryeministrin libian Abdul Hamid Dbeibah, sipas zyrtarëve lokalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese