
Gjenerali rus Yaroslav Moskalik, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, është vrarë në një shpërthim në makinë pranë Moskës.
Sipas Komitetit Hetimor Rus, Moskalik humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një “pajisjeje shpërthyese të improvizuar”, e cila ishte vendosur në një automjet tip Volksëagen Golf.
Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë rus vritet në sulme të tilla. Vetëm disa muaj më parë,e njëjta gje i ndodhi dhe Igor Kirillov, kreu i njësisë për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike të Forcave të Armatosura, i cili u vra nga një shpërthim në një skuter në një lagje të banuar të Moskës.
Vrasja e Moskalikut ndodhi pikërisht në ditën kur në Moskë ishin planifikuar bisedime të reja për një armëpushim në luftën me Ukrainën.