Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vrau “Benzema”-në, Suedia paguan 10 milionë euro për jetën e shqiptarit

Shkruar nga Newsbomb
Vrau “Benzema”-në, Suedia paguan 10 milionë euro për
Xhuliano Prenga dhe Benzema/ Fotomontazh

Xhuliano Prenga vijon të jetë në Irak, ku akuzohet për vrasjen e Mustafa Aljiburi i njohur me nofkën “Benzema”. Një nga personat më të rrezikshëm të botës së narkotikëve u vra nga shqiptari që është dënuar me dënim me vdekje.

Megjithatë shpresat për të jetuar sa vijnë e bëhen më të forta, teksa së fundmi raportohet se Suedia i ka paguar 10 milionë euro Irakut për të shmangur këtë dënim drastik. Gazetari Ervin Dushi ka treguar se po negociohet për jetën e Prengës. Nëse do të arrihet në një përfundim pozitiv, kjo nuk do të thotë se ai do t’i shpëtojë dënimit me burgut përjetë.

Xhuliano Prenga aktualisht mbahet i mbyllur në burgun e Bagdatit. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me të, ndërsa gazetari Dushi ka thënë: “Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin”, tha gazetari Dushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese