Hapësire reklamuese

Bota

Votohet vendimi historik, Bosnja Hercegovina drejtë shkëputjes së varësisë energjitike nga Rusia

Shkruar nga Newsbomb
Votohet vendimi historik, Bosnja Hercegovina drejtë shkëputjes së
Pamje ilustruese

Deputetët e Bosnje Hercegovincës votuan pro një vendimi historik për të lidhur rrjetin e gazit të shtetit me atë të Kroacisë më 16 janar.

Ky vendim erdhi si presion nga SHBA për dhënien fund varësisë energjitike të Bosnjës nga Rusia.

Ky hap i rëndësishëm është pritur mirë edhe nga ambasada amerikane në Sarajevë, teksa theksoi se ky vendim ka një rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare të të dyja vendeve.

Aktualisht, Bosnja është plotësisht e varur nga gazi rus, të cilin e merr përmes gazsjellësit “Rrjedha Turke” ,i vetmi gazsjellës funksional që transporton gazin rus për në Evropë – si dhe përmes interkoneksionit me Serbinë, në lindje të shtetit.

 Në një deklaratë, ambasada nënvizoi se SHBA-ja nuk dëshiron që asnjë nga miqtë dhe partnerët e saj në Evropë, përfshirë Bosnjën, të ekspozohen ndaj mundësisë së shantazhit rus.

Projekti për lidhjen e rrjetit të gazit përfshin ndërtimin e një gazsjellësi prej 180 kilometrash, ku 160 kilometra do të jenë në territorin e Bosnjës, dhe do të lidhë sistemin e gazit të Bosnjës me terminalin e gazit të lëngshëm natyror në ishullin Krk të Kroacisë, ku vlera e këtij projekti është llogaritur në rreth 200 milionë euro.

Aktualisht, Bosnja është plotësisht e varur nga gazi rus, të cilin e merr përmes gazsjellësit “Rrjedha Turke” , i vetmi gazsjellës funksional që transporton gazin rus për në Evropë , si dhe përmes interkoneksionit me Serbinë, në lindje të shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese