
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një deklaratë për mediat është shprehur se do të zhvillojë bisedë telefonike mes tij dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Këtë konferencë ai e zhvilloi në Finlandë, me presidentin finlandez Alexander Stubb, konfirmoi se do të bisedojë me Trump, një ditë pas telefonatës që ky i fundit zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kujtojmë se ditën e djeshme mes Trump dhe Vladimir Putin u zhvillua një bisedë telefonike e cila zgjati 90 minuta. Mes tyre u arrit marrëveshja e armëpushimit 30 ditor dhe dy liderët kanë rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish mes Moskës dhe Kievit.
Një tjetër detaj është se Moska ka pranuar të dorëzojë 23 ushtarë ukrainas të plagosur. Pra, Putin ka rënë dakord që të ndalojë sulmet në Ukrainë për 30 ditë.
Por, kjo marrëveshje nuk është zbatuar pasi ditën e sotme Rusia dhe Ukraina nisën sulme me dronë në territorin e njëra-tjetrës, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të ndalonte shënjestrimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia lëshoi rreth 40 dronë në Ukrainë gjatë natës, duke goditur infrastrukturën civile duke përfshirë një spital.