Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vladimir Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë diskutuan dy liderët botërorë

Shkruar nga Newsbomb
Vladimir Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike,
Rexhep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar një telefonatë zyrtare gjatë ditës së sotme ku në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Siri.

Dy liderët botërorë diskutuan mbi raportin dypalësh rajonal dhe global si dhe për ofensivën e befasishme që forcat rebele opozitare në Siri, pushtuan Aleppon ndërsa po përparojnë dhe në rajone të tjera.

Turqia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të vendosur në luftën kundër grupit terrorist PKK, zgjerimet e saj që po përpiqen të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, mësohet të ketë thënë Erdogan sipas deklaratës të bërë nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

Duke theksuar se civilët nuk duhet të dëmtohen në Siri, ai tha se Ankaraja po bën përpjekjet maksimale për të rivendosur qetësinë në vendin fqinj, ku një luftë civile vazhdon që nga viti 2011.

Presidenti turk tha se Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë dhe punon për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai shtoi se është e rëndësishme të hapet më shumë hapësirë ​​për diplomacinë në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në një proces zgjidhjeje politike.

Një sulm i menjëershëm nga grupet rebele islamike rindezi dhe njëherë luftën civile disa vjeçare në Siri. Grupe të armatosura janë çuar në kryengritje kundër regjimit të Assad ndërsa kanë vendosus nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppon si dhe vendin kryesor për ekonominë dhe industrinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese