Hapësire reklamuese

Bota

Vizitoi Rusinë disa ditë më parë, Orban justifikohet para liderëve evropianë: Putin është i gatshëm për armëpushim

Shkruar nga Newsbomb
Vizitoi Rusinë disa ditë më parë, Orban justifikohet para
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka justifikuar para liderëve evropianë vizitën e tij në Rusi të premten e 5 korrikut, me pretencën se ai ishte në këtë vend për të biseduar në lidhje me mundësinë e një armëpushimi me Ukrainën.

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe liderëve të tjerë të Bashkimit Europian, Orban është shprehur se pas takimit të tij me liderin rus Vladimir Putin ekziston një mundësi e shtuar që të arrihet një armëpushim midis vendeve.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban vizitoi Rusinë në datën 5 korrik, pak ditë pasi kishte marrë drejtimin e Presidencës së BE-së.

Vizita e tij u kritikua nga zyrtarët e lartë dhe liderët e BE-së, ndërsa e cilësuan atë si një veprim të njëanshëm dhe jo në funksion të objektivave të përbashkëta.

Orban takoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, menjëherë pas vizitës në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022.

Faktikisht, lideri hungarez shihet si më i afërti me Kremlinin. Vazhdimisht ai ka kundërshtuar ndihmat ushtarake dhe financiare për Kievin, si dhe sanksionet ndaj Moskës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese