Presidenti Aleksandër Vuçiç po bën xhirron e rrjetit me një video nga ndeshja e Serbisë me Zvicrën në Leskoc në kuadër të Ligës së Kombeve.
I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç shfaqet duke nxjerrë nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, një gjest ky i cili është interpretuar si anti-perëndimor dhe provokues.
Ka qenë politikani serb, Nikolla Sanduloviç ai i cili ka publikuar këtë video në rrjetin e tij social “X” krah së cilës shkruan: Vuçiç po luan me Evropën dhe Amerikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta. Ai do të jetë pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.
I don't know what more the Serbian dictator Aleksandar Vučić needs to do so that Europe and America understand that he is playing with them in his endless lies and promises that he gives them, thus buying time for the final showdown with them! He was, remained and will forever be… pic.twitter.com/FhKECIK2mR
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) October 13, 2024