Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Vogëlushi nuk i puthi dorën, Erdogan e godet me shuplakë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Vogëlushi nuk i puthi dorën, Erdogan e godet me shuplakë
Erdogan me femijen

Pamjet që tregojnë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke goditur me shuplakë një djalë të vogël po bëjnë xhiron e rrjetit.

Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.

Erdogan mori pjesë në Projektin për Mbrojtjen dhe Rinovimin e Rrafshnaltës Ayder, Transformimin Urban Provincial, Strehimin në Katastrofë dhe Ceremoninë e Hapjes Masive të mbajtur para Guvernatorit në Rize. Pas fjalës së tij presidenti turk u dorëzoi çelësat përfituesve.

Dy fëmijët e një familjeje që dolën në skenë për të marrë çelësat e banesës mbërritën të parët në podium dhe iu drejtuan presidentit. Erdogani u zgjati dorën fëmijëve për t'i puthur dorën, mirëpo një prej djemve nuk ua puthi dorën dhe në këtë moment presidenti e goditi me shuplakë.

Ndërsa, djalit tjetër i cili i puthi dorën i dha para xhepi. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese