Një video e fundit e presidentit amerikan Joe Biden duke ecur përgjatë një plazhi në Delaware u bë virale në internet.
Pamjet e xhiruara pranë rezidencës së Biden tregojnë presidentin 81-vjeçar duke u penuar teksa po ecte shëtitje në rërë krah për krah me Zonjën e Parë Jill Biden.
Në videon e CSPAN, mund të shihej se Biden pendohet disa herë dhe gati sa nuk bie, ndërsa Zonja e Parë e mbajti për krahu për mbështetje.
Në një moment, presidenti u përpoq të rriste ritmin e tij të të ecurit, ndërsa gazetarët që filmuan momentin e pyetën se për çfarë do të flisnin ai dhe Trump kur presidenti i zgjedhur ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, por Biden nuk dha një përgjigje.
Sondazh
Poll