Hapësire reklamuese


Bota

VIDEO/ Vdes presidenti i Iranit, dalin pamjet e para nga rrëzimi i helikopterit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Vdes presidenti i Iranit, dalin pamjet e para nga rrëzimi i
Pamje nga aksidenti

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian kanë mbetur të vdekur pasi helikopteri i tyre u përplas në një kodër pasditen e së dielës.

Emrat e disa prej të vrarëve,  përveç presidentit të Iranit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, tani janë publikuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se në bordin e helikopterit ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor. Gjithashtu i vdekur gjatë këtij aksidenti mbeti edhe komandanti i cili sigurohej për mbrojtjen e presidentit Sardar Seyed Mehdi Mousavi, si dhe një numër truprojash dhe ekuipazhi helikopteri, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë me dije.

“Të gjithë pasagjerët e helikopterit, së bashku mr presidentin dhe ministrin e Jashtëm iranian u martirizuan”, raportuan agjencitë zyrtare të lajmeve.

Ndërkohë, së fundmi janë publikuar dhe pamjet me dron nga vendi ku u rrëzua helikopteri. Siç shihet dhe nga pamjet helikopteri është plotësisht i djegur.

Pamjet me dron të rrënojave, u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane.

 

Çfarë është më e fundit?

-Presidenti iranian Ebrahim Raisi është konfirmuar se ka vdekur pas një aksidenti ajror në veriperëndim të Iranit të dielën.

-Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë raportohet gjithashtu të jenë në mesin e të vdekurve.

-Media shtetërore thotë se "ulja e vështirë" ndodhi teksa Presidenti Raisi po kthehej për në qytetin e Tabrizit , pas kthimit nga kufiri me Azerbajxhanin.

-Para se të konfirmohej vdekja e tyre, njerëzit të gjunjëzuar po luteshin për shpëtimin e tyre.

-Aksidenti shkaktoi një operacion masiv kërkimi që u pengua nga kushtet e këqija të motit

-Një numër vendesh ofruan ndihmë gjatë misionit të shpëtimit, duke përfshirë Rusinë , Azerbajxhanin dhe Armeninë . Turqia dërgoi gjithashtu një ekip shpëtimi malor në Iran

-Kryeministri i Indisë Narendra Modi është një nga liderët e parë të huaj që ka bërë homazhe, duke thënë se është "thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur" nga vdekja e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese