Ushtria izraelite (IDF) vazhdojnë të kryejnë operacione intensive në tunelet nëntokësore të Rripit të Gazës. Së fundmi ata kanë njoftuar se kanë zbuluar dhe shkatërruar një fabrikë të madhe që merrej me prodhimin dhe magazinimin e armëve.
Ky vend ishte i vendosur në qendër të qytetit, prnaë lagjes Zeitoun të qytetit të Gazës. Në tunel, ushtria izraelite tha se gjeti qindra komponentë të përdorur për të bërë raketa, granata dhe pajisje zhytjeje, këto të fundit dyshohet se do të përdoreshin nga Hamasi për të depërtuar në Izrael nga deti.
Gjithshtu në tunel ishin sigurar ambjente për të mundësuar kushtet e jetesës me kuzhinë, dhomë gjumi si dhe zyra. IDF e ka cilësuar këtë një goditje të rënë që i është bërë Hamasit duke i shkatërruar një ndër pikat kryesore të furnizmit me armë.