
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës. Presidenti 81-vjeçar është përballur me një tjetër incident të sikletshëm.
Gjatë një eventi për fushatën e tij zgjedhore në Los Angeles, Bidenit i është dashur të tërhiqet për dore nga Barcak Obama pasi ai thjesht “ngriu”.
Siç shihet dhe në video, presidenti i SHBA-së pasi përshëndeti të pranishmit nuk po lëvizte nga vendi. Këto pamje kanë ndezur debat nëse vërtet Biden “ngriu” apo thjesht po priste që turma të mbaronte së duartrokituri.
That’s a wrap on record-setting Democratic fundraiser for Joe Biden’s reelection campaign (netting $28M). Former President Barack Obama and President Joe Biden offer final waves to Peacock Theater crowd as Obama then grabs Biden’s hand to lead him offstage following 40-minute… pic.twitter.com/xbE2jf3jdz
— Chris Gardner (@chrissgardner) June 16, 2024
Ky incident vjen vetëm disa ditë pas Samitit të G7, ku presidenti i SHBA-së i përhumbur u largua nga Rishi Sunak, Giorgia Meloni, Emmanuel Macron dhe aleatët e tjerë dhe u drejtua nga një oficer i cili ishte duke paketuar parashutën.
Ishte kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ajo e cila shkoi e kapi Biden për krahu dhe e kthehu te grupi.