Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ U sulmuan me sende dhe baltë gjatë vizitës në zonat e përmbytura, mbretëresha Letitia “shpërthen” në lot

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ U sulmuan me sende dhe baltë gjatë vizitës në zonat e
Mbretëresha Letitia

Zemërimi shpërtheu nga viktimat e përmbytjeve në zonat e Valencias të goditura nga stuhitë vdekjeprurëse gjatë një vizite të mbretit Felipe, gruas së tij Letitia dhe kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Viktimat e përmbytjeve reaguan me tërbim ndaj mbretit Felipe, duke thirrur "vrasës", duke kërkuar që ai të largohej, pasi stuhitë lanë 214 të vdekur, të zhdukur dhe dëme të pabesueshme në pronat e tyre.

Mbreti gjatë vizitës së tij në Paiporta, tentoi të bisedonte me banorët vendas, por hasi zemërimin e tyre, të cilët shpërthyen duke hedhur sende dhe baltë drejt tyre.

Felipe u përpoq të fliste me ta, por protestat vazhduan, duke kërkuar largimin e tij. Për të qetësuar shpirtrat është dashur prania dhe ndërhyrja e policëve të hipur.

Mirëpo përpos sulmit, imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit janë ato të mbretëreshës Letitia, e cila u shfaq e përlotur pas sulmit. Mediat e huaja shkruajnë se mbretëresha është tronidtur nga zemërimi i qytetarëve dhe ka shpërthyer në lot gjatë vizitës.

Qeveria spanjolle në një mesazh konfirmon se kryeministri Pedro Sanchez është mirë, pas tensionit që mbizotëroi gjatë vizitës në rajonin Paiporta të prekur nga reshjet vdekjeprurëse. Siç thuhet në njoftim, sipas gazetës El Pais, disa persona hodhën topa balte dhe sende të tjera dhe për këtë arsye shoqëruesi i Pedro Sanchez vendosi të aktivizonte protokollin e sigurisë dhe ta largonte atë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese