
“Ferri ka zbritur në tokë!”. Turqia juglindore po përballet me flakët e frikshme që kanë “pushtuar” vendin që prej mbrëmjes së djeshme.
Sipas mediave të huaja mësohet se pesë persona kanë humbur jetën, ndërkohë 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e flakëve. 10 prej të plagosurve fatkeqësisht ndodhen në gjendje të rëndë.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ka pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me lëndime të rënda në dy zonat afër Mardinit”, shkruan ministri.
Katër ekipe të shërbimeve të urgjencës dhe 35 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë priten më tepër përforcime për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Mardin'in Mazıdağı ile Diyarbakır'ın Çınar ilçeleri arasındaki bölgede çok büyük bir yangın çıktığı ve geniş bir alana yayılarak büyüdüğü ifade ediliyor..
— TC_KemalBildiş (@TC_KemalBildis) June 20, 2024
İnşallah can kaybı olmaz.
Allah yardımcıları olsun.
#Diyarbakır #YangınBölgesineAcilHelikopter #mardin pic.twitter.com/VF7UJDfC8b
Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në një zonë që ndodhet rreth tridhjetë kilometra në jug të Dijarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke prekur pesë fshatra.
Fatkeqësisht, tre banorë të rrethit Dijarbakir dhe dy të rrethit të Mardinit humbën jetën.