CEO-s i kompanisë amerikane të sigurimit “UnitedHealthcare” u ekzekutua nga një person ditën e djeshme në Manhattan.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45 me orën lokale, ndërsa autori ishte një person i maskuar i cili ka qëlluar me armë me silenciator.
Së fundmi policia e Nji Jork ka publikuar edhe disa foto të autorit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon edhe momenti tronditës i ekzekutimit të CEO-s. Autori shihet teksa godet pas shpine Brian Thompson. Ai e qëllon disa herë deri sa viktima bie në tokë.
Neë York Post raporton se burri mund të ketë lënë mesazhe përmes plumbave që përdori për të vrarë Thompson. Sipas faqes së internetit amerikane, mesazhi thuhet se përfshin fjalët "mohoj", "mbroj" dhe "heq" të cilat janë shkruar në plumbat dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ekzekutimit.
Pas ekzekutimit, autori është kapur nga kamerat teksa largohet me një skuter dhe ende nuk është arrestuar.
Për kapjen e autorit të vrasjes, NYPD Crime Stoppers ka njoftuar një shpërblim deri në 10,000 dollarë për informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e këtij personi. Autori i cili shihet nga kamerat e sigurisë, e ka qëlluar me armë në një distancë 20 metra largësi më pas është afruar dhe e ka qëlluar edhe disa herë.
Thompson po ecte drejt hotelit “Neë York Hilton” në qendër të Manhattanit, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të UnitedHealthcare.
JUST IN: GRAPHIC ⚠️ The surveillance footage capturing the assassination of United Health Care CEO Brian Thompson has been released. @NYPDnews @UHC #healthcare #BrianThompson #NYC
— The Jewish Voice (@TJVNEWS) December 4, 2024
Follow the TJNEWS channel on
WHATSAPP ???? https://t.co/EJdU3YPZTT
TELEGRAM… pic.twitter.com/LcKEyWqunP