
Një shpërthim i madh ka tronditur Iranin teksa rreth 500 persona kanë mbetur të lënduar rëndë. Ngjarja ka ndodhur në portin Shahid Rajaee në pjesën jugore të vendit ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
Nga videot që qarkullojnë nëpër mediat online, shihet një re e madhe tymi e zezë që ka mbuluar të gjithë qytetin. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjhëerë në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalet rajonale për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, nuk ka patur dëmtime të infrastrukturës energjitike të ndodhura në port, si si objektet e naftës apo të gazit.
Një prej zyrtarëve të martë të menaxhimit të fatkeqësive në vend, ka hedhur dyshimet se shpërthimi ka ardhur nga kontjenerët brenda portit, por ende nuk ka diçka zyrtarisht të konfirmuar.
Situata në Iran është ende e tensionuar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet lidhur me zbulimin e shkaqeve që shkaktuan ngjarjen e rëndë.
MAJOR EXPLOSION AT IRANIAN PORT: An explosion occurred at Iran's strategic Shahid Rajaee port in Bandar Abbas, injuring at least 80 people who have been transferred to hospitals across Hormozgan province, according to local emergency services. Residents reported the blast was… pic.twitter.com/CHD1FPURX2
— Crown Intelligence Group (@crownintelgroup) April 26, 2025