
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Paris, ku një edukatore ka dhunuar një vajzë 3-vjeçare.
Drejtoresha e shkollës, Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të gruas që sulmoi fizikisht fëmijën 3-vjeçar.
Prindërit e nxënësit ngritën padi kundër edukatores së kopshtit. Në një video të postuar në rrjetet sociale, vogëlushja shihet teksa goditet me shpullë nga edukatorja në kopsht. Edukatorja e ka goditur fëmijën me gjithë forcën e saj, ndërsa vogëlushja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë përtokë.
Fëmija shpërthen në lot me shokët e klasës duke parë spektaklin në pamundësi për ta ndihmuar. Në fund të videos, mësuesja e kopshtit shfaqet duke e ndëshkuar vogëlushen në cep të një muri dhe më pas duke spërkatur fytyrën e saj me një lëng të panjohur. Më pas dëgjohet duke i thënë: “Atje, aty ndihesh mirë”?
Une Maîtresse violente une petite fille de petite section et lui asperge un liquide sur la tête dans une école du 15 ème arrondissement de Paris. Une plainte a été déposée. En tant qu’avocate je mènerai ce combat main dans la main avec la famille, en tant que maman mon cœur… pic.twitter.com/5LQ6O6XP5f
— Vanessa EDBERG (@EdbergVanessa) September 9, 2024