Një fabrikë municionesh në Rusi është goditur gjatë natës nga një sulm me dronë të iniciuar nga Ukraina. Sulmi në fabrikën kimike Aleksinsky, e cila prodhon barut, municione dhe armë në rajonin e Tulës rreth 200 km në jug të Moskës, ishte pjesë e një strategjie për të synuar fabrikat që mbështesin luftën e Moskës kundër Ukrainës, tha burimi.
“Sulmet ndaj depove të armëve, aeroporteve ushtarake dhe ndërmarrjeve, të cilat janë pjesë e kompleksit ushtarak-industrial rus, zvogëlojnë aftësinë e Rusisë për të terrorizuar vendin tonë”, tha burimi i Shërbimeve Sekrete të Ukrainës (SBU), raporton Reuters.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj rrëzuan 50 dronë ukrainas në shtatë rajone ruse gjatë natës ndërsa nuk kanë dhënë asnjë vlerësim përsa i përket dëmeve materiale.
Afro një vit që nga fillimi i luftës, Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sulme të fuqishme midis tyre duke lënë pas të paktën 300.000 viktima, midis tyre gra dhe fëmijë. Trupat ruse po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme në rajonin lindor të Donetskut, duke kaluar nëpër linjat e mbrojtjes ukrainase dhe duke fshirë qytetet dhe fshatrat me bomba ajrore të drejtuara dhe artileri.
The clearest video yet confirming #Ukraine's strike in #Tula region overnight.
— Tim White (@TWMCLtd) November 9, 2024
This is now geolocated and confirmed as the Aleksin chemical plant.#SlavaUkraïni https://t.co/HkdpcgADeJ pic.twitter.com/G7MCt817Os