
Një shpërthim masiv ka ndodhur në portin strategjik iranian Shahid Rajaei, në provincën jugore Hormozgan duke lënë pas të paktën 70 persona të vdekur dhe mbi 1.000 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Ministri i Brendshëm i Iranit ka thënë se neglizhenca ishte një faktor në shpërthimin masiv dhe zjarrin në portin më të madh të kontejnerëve në vend përfshirë këtu dhe mosrespektimin e masave paraprake të sigurisë në port.
Autoritetet doganore kanë thënë se ngarkesa e importuar u përfshi nga flakët dhe shpërtheu. Ministria e mbrojtjes ka mohuar raportet e huaja se bëhej fjalë për një dërgesë të një kimikati për karburant raketash.
Drejtori i menaxhimit të krizave për provincën Hormozgan, Mehrdad Hassanzadeh, tha gjithashtu të hënën se përpjekja për shuarjen e zjarreve në port ishte "pothuajse në fazat e saj të fundit".
Ndërkohë, guvernatori i Hormozganit, Mohammad Ashuri Taziani, tha se operacionet e pastrimit në port mund të vazhdojnë për disa ditë të tjera dhe se mund të duhen një deri në dy javë para se situata atje të kthehet në normalitet.
Administrata Doganore tha se ngarkesa që u përfshi nga flakët dhe shpërtheu nuk ishte regjistruar dhe as deklaruar zyrtarisht para incidentit, raporton BBC.
Ministria e mbrojtjes e Iranit mohoi raportet se shpërthimi u shkaktua nga trajtimi jo i duhur i një dërgese të perkloratit të natriumit, një lëndë djegëse e ngurtë që përdoret për raketat balistike.
Zëdhënësi i Gjeneral Brigade Reza Talai-Nik tha të dielën se "nuk ka pasur dhe nuk ka import ose eksport të dërgesave të karburantit ose ngarkesave për përdorim ushtarak në afërsi të incidentit" dhe akuzoi mediat e huaja për përhapjen e "lajmeve të rreme".
????????????Iran ; On Saturday First minutes of the explosion of ???? fuel containers imported from China at Rajai Pier erupted with ferocity ‼️
— BiBi (@empresstudio) April 29, 2025
Metal&debris rained down from the sky‼️
Iran minimizing the impact& instead of helping people, arresting reporters&reducing internet ???? pic.twitter.com/dZlaw91lqs