Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ Rebelet në Siri djegin varrin i babait të Bashar al-Assad

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Rebelet në Siri djegin varrin i babait të Bashar al-Assad
Luftëtarët rebelë tundin flamurin e revolucionit në varrin e djegur të ish-presidentit sirian Hafez al-Assad

Pas rrëzimit të diktatorit Bashar al-Assad, sirianët kanë djegur dhe varrin e të atit të presidentit të rrëzuar, Hafez Bashar al-Assad.

Pamjet e bëra publike në rrjet tregojnë se si rebelët dhe njerëzit e thjeshtë i vënë zjarrin varrit të Hafezit.

Rënia e Bashar al-Assad shënoi fundin e një epoke mbi gjysmë shekullore të sundimit të familjes Assad në Siri. Presidenti autoritar sundoi vendin për 24 vite, duke pasuar babanë e tij Hafez al-Assad, i cili kishte mbajtur pushtetin për 29 vite.

Bashar al-Assad filloi karrierën e tij larg politikës. Ai ishte një mjek okulist që studionte dhe punonte në Londër, duke udhëhequr një jetë të qetë dhe larg ndikimeve politike të babait të tij. Pikërisht në Londër, ai takoi gruan e tij të ardhshme, Asma al-Akhras, një ish-bankiere që la karrierën e saj për t’iu bashkuar atij në Siri.

Në vitin 1994, një tragjedi familjare ndryshoi gjithçka. Vëllai i tij më i madh dhe trashëgimtari i pushtetit, Bassel al-Assad, humbi jetën në një aksident automobilistik. Pas kësaj, Bashar-i u kthye në Siri dhe iu nënshtrua stërvitjeve intensive ushtarake për t'u përgatitur për një rol të papritur, udhëheqës i ardhshëm i vendit.

Kur Hafez al-Assad vdiq në vitin 2000, Bashar-i trashëgoi pushtetin pas një referendumi formal ku ishte i vetmi kandidat. Ai e nisi presidencën e tij me premtime për reforma, luftë kundër korrupsionit, liberalizim ekonomik dhe një hapje më të madhe kulturore. Disa të burgosur politikë u liruan, dhe për një kohë të shkurtër, në Siri u hapën debate mbi artin, kulturën dhe politikën.

Por këto përpjekje shpejt u shuan. Protestat dhe peticionet për reforma më të thella u shtypën me dhunë. Ndërkohë, Bashar-i ndoqi gjurmët e babait të tij në politikën e jashtme, duke mbajtur një aleancë të ngushtë me Iranin dhe duke kërkuar kthimin e Lartësive Golan nga Izraeli.

Në mars të vitit 2011, gjatë valës së Pranverës Arabe, shpërthyen protesta kundër regjimit të Assad-it. Ato u shtypën ashpër, me dhjetëra të vdekur, duke ndezur një luftë civile që do të shndërrohej në një nga krizat më të mëdha humanitare në botë.

Gjatë luftës, Assad u akuzua për mizori të rënda, përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër civilëve dhe shtypjen brutale të kundërshtarëve. Ndërkohë, mbështetja ushtarake nga Rusia dhe Irani e mbajti atë në pushtet, pavarësisht nga izolimi ndërkombëtar dhe presioni i madh.

Në vitet e fundit, situata ndryshoi. Me burimet e kufizuara të aleatëve të tij dhe një rebelim të ri të përhapur, regjimi i Assad-it filloi të dobësohej. Rebelët morën kontrollin e disa zonave kyçe, duke përfshirë Damaskun.

Bashar al-Assad ka lënë vendin dhe është larguar në Rusi, duke dorëzuar pushtetin përmes një deklarate formale. Në rrugët e Sirisë, njerëzit festojnë fundin e regjimit të tij, por e ardhmja mbetet e pasigurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese