
Presidenti rus, Vladimir Putin në vizitën e tij disa ditore në Korenë e Veriut, i ka dhuruar një makinë luksoze Kim Jong Un, ku më pas edhe një xhiro.
Video ku Putin nxjerr në xhiro Kim Jong Un nëpër rrugët e Phenianit me një limuzinë luksoze ka bën xhiron e rrjetit.
Presidenti rus ia dhuroi liderit të Koresë së Veriut këtë makinë luksoze sot pasi ata nënshkruan një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse partneriteti që përfshinte një klauzolë të mbrojtjes reciproke. Shefi i Kremlinit i dhuroi Kim-it automjetin e prodhuar nga autoprodhuesi rus Aurus.
Pamjet e marra nga rezidenca shtetërore Kumsusan në kryeqytetin e Koresë së Veriut treguan momentin kur Putin u ngjit në automjetin e rëndë për t’i ofruar shërbimet e tij si shofer Kim-it, i cili me padurim hipi në sediljen e pasagjerit.
Kim në këmbim i ofroi Putinit dhurata ‘shumë të bukura’, sipas ndihmësit të shefit të Kremlinit, Yuri Ushakov, duke përfshirë vepra të ndryshme arti dhe ‘buste’ që ishin ‘të punuara me mjeshtëri’, tha ndihmësi për mediat ruse.