
Janë publikuar së fundmi edhe pamjet ku presidenti iranian, Ebrahim Raisi, shihet në helikopter pak para aksidentit. Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjen e dy digave Qiz Qalasi dhe Khodaafarin.
Siç mund të shihet edhe në video, presidenti iranian dhe zyrtarë të tjerë shihen në helikopter dhe ma pas në një kantier madh ndërtimi që përfshin ndërtimin e një korridori rrugor dhe një hekurudhe.
E teksa të gjithë po luten që presidenti iranian dhe ata që e shoqëronin të jenë shëndoshë e mirë, qeveria ka bërë me dije se kanë arritur të kontaktojnë me dy persona të cilët ndodheshin në bordin e helikopterit.
Këtë e ka bërë të ditur në televizion nënkryetari i Republikës Islamike për Çështjet Ekzekutive, Mohsen Mansouri.