E gjithë Amerika e Veriut, nga Meksika në Kanada, u ndal të martën për disa orë për të admiruar eklipsin e plotë diellor, i pari i shekullit që kaloi të tre vendet, pas atij të vitit 2017 që errësoi kryesisht Shtetet e Bashkuara.
Miliona amerikanë kanë lënë çdo punë dhe angazhim duke u mbledhur në parqe dhe ambiente të hapura për ta ndjekur këtë pamje spektakolare.
Shkollat nuk zhvilluan mësim në mënyrë që nxënësit të shijonin së bashku me prindërit këtë ngjarje të rrallë qiellore, ndërsa një pjesë e stadiumeve, por edhe e parqeve u mbushën plot me njerëz për të shijuar spektaklin e eklipsit.
Pasi kaloi në disa shtete amerikane, eklipsi u zhvendos në Kanada dhe për të përfunduar më pas në brigjet e Atlantikut.
Të shumta janë pamjet dhe fotot që qarkullojnë në rrjet, por postimi i Donald Trump është bërë shumë viral.
Donald Trump ka publikuar një video të eklipsit total kur hëna ‘gllabëroi’ diellin, por ajo që duket është se gjatë këtij fenomeni i cili ndiqet nga miliona amerikanë, Trump ka zëvendësuar hënën me kokën dhe profilin e tij.
“Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024” mbi një imazh të diellit që digjet dhe muzikës dramatike. Videoja tregon turmat e mbledhura për të parë ngjarjen diellore, duke parë qiellin me syze mbrojtëse, kur një siluetë e madhe fillon të lëvizë ngadalë nëpër diell.
Donald Trump ka një skicë të çuditshme në kokën e tij që mbulon të gjithë diellin dhe krijon një eklips diellor me mesazhin në ekran që vezullon: “Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe”.
Donald Trump’s eclipse post on Truth Social. pic.twitter.com/L7caoXkXrS
— Big Fish (@BigFish3000) April 8, 2024