Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ Përloti jurinë me historinë e tij, 8-vjeçari me tumor në tru shkon në gjysmëfinalen e “Britain’s Got Talent

Shkruar nga Newsbomb

 

VIDEO/ Përloti jurinë me historinë e tij, 8-vjeçari me
Ravi dhe kori i tij në “Britain’s Got Talent”

 

Një 8-vjeçar ka përlotur jurinë e shoë-t britanik, “Britain’s Got Talent” si dhe të gjithë teleshikuesit. Historia e 8-vjeçarit Ravi dhe performanca e tij i ka emocionuar të gjithë.

"Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja” – tregoi Ravi para se të performonte bashkë me korin e tij, Ravi’s Dream Team.

Në skenë Ravi prezantoi motrën, nënën dhe babanë e tij para jurisë dhe shpjegoi arsyen pse mori pjesë në këtë shfaqje dhe pse zgjodhi këtë grup njerëzi nga mosha 5-78 vjeç që ta shoqëronin në skenë.

“Kam parë BGT gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”, tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori i tij performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Showman’ dhe shkuan direkt në gjysmëfinale pasi arritën të fitonin garën nga Alesha Dixon dhe kolegët e saj të jurisë, të cilët u përlotën.

Ravi u shpreh se nëse do fitojë çmimin e madh, paratë e çmimit prej 250,000£ do i cojë për bamirësi.

 

VIDEO/ Përloti jurinë me historinë e tij, 8-vjeçari me
8-vjeçari me tumor në tru

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese