Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Pamje të ralla nga Statuja e Lirisë pas tërmetit në New York

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ Pamje të ralla nga Statuja e Lirisë pas tërmetit në

Pas më shumë se 40 vitesh, një tërmet “i rallë” me magnitudë 4.8 ballë ka goditur rreth orës 10:00 me orën lokale në NewJersyn.

Epiqendra e tërmetit, lëkundjet e të cilit u ndjenë për disa minuta ishte në Lebanon. Forca e tërmetit ishte 4.8. ndërsa thellësia fokale 5 kilometra.Lëkundjet janë ndjerë edhe në veri si Neë Paltz, New York dhe në perëndim të Delaëare.

Pamje të ndryshme në momentet e lëkundjes nga tërmeti janë ndarë në rrjet, një nga ato ishet dhe ajo nga Statuja e Lirisë.

Pamjet e kapura nga kamerat në Statujën e Lirisë kanë qenë të veçanta dhe të pabesueshme pasi objektet shumëkatëshe dhe qiellgërvishtëset lëkundën për disa sekonda.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati asnjë lloj dëmi material apo në njerëz.

“Ekipi im po vlerëson ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës,” tha guvernatori i Neë York-ut Kathy Hochul, pak minuta pas regjistrimit të lëkundjeve.

Ky ishte tërmeti më i fortë që është ndjerë në Neë York që nga viti 1884, sipas Earth Cam, që ka fiksuar edhe momentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese