Skena të paprecedenta janë shënuar në qytetin Paiporta në Spanjë, gjatë vizitës së Mbretit Felipe, Mbretëresha Letitia dhe Pedro Sanchez.
Banorët të zemëruar nga përmbytjet vdekjeprurëse në Valenciasm kanë nisur të qëllojnë me send dhe baltë autokolonën zyrtare.
Edhe kur mbreti dhe kryeministri Pedro Sanchez, po ecnin për të parë shkatërrimet në zonë, disa qytetarë shpërthyen duke bërtitur: “Vrasës! Vrasës!.
⚡ Los vecinos de la localidad valenciana de Paiporta han recibido a los reyes de España con los gritos de "asesinos" y "fuera". pic.twitter.com/LSyc60dIG3
— Sepa Más (@Sepa_mass) November 3, 2024
“Bota po vdes dhe tani ju po vini” protestuan banorët, të cilët prej pesë ditësh po përpiqen të pastrojnë shtëpitë, teksa janë shprehur për media se janë braktisur nga institucionet.
“Largohuni ne kemi humbur gjithçka”, është shprehur një tjetër.
Aldarulls violents en la visita dels reis a la zona zero de la #DANACV.
— À Punt NTC (@apuntnoticies) November 3, 2024
➕ Amplia la informació en el minut a minut sobre la #DANACV: https://t.co/wvPRlhkZxO pic.twitter.com/6S7S1WyZyy
Mediat spanjolle raportojnë se vendimi i kryeministrit për të shoqëruar personalisht çiftin mbretëror, dhe jo një ministër, në vizitën e tyre zemëroi banorët të cilët protestuan se ushtria mbërriti në qytet pikërisht në kohë për vizitën.
Mbreti dhe mbretëresha vazhduan të ecnin dhe u përpoqën, siç raportohet nga El Pais, të flisnin me vendasit. Megjithatë, ata nuk janë lejuar të hyjnë në Paiporta, ndërsa kanë mbetur jashtë. Banorët madje hodhën gurë në makinën e arratisjes së monarkut spanjoll, i cili vazhdoi të qëndronte dhe të bisedonte me njerëzit.