Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Në përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar, fëmijët ndërrojnë shapkat për t’i rezistuar të nxehtit në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Në përpjekje të dëshpëruar për të
Pamje nga Gaza

Pamje dramatike vijnë nga Gaza, aty ku mijëra njerëz po luftojnë cdo ditë për të jetuar, e ndërsa nga momenti në moment jeta e tyre mund të mbyllet përgjithnjë në atë vend.

Kushtet e jetesës në Rripin e Gazës janë përkeqësuar ndjeshëm pas nisjes së ofensivës izraelite. Përmes videove dhe fotografive, bota po sheh përpjekjet e dëshpëruara të banorëve për të mbijetuar, në një zonë të rrethuar nga dhuna dhe mungesat e përditshme të ujit dhe bazave kryesore ushqimore.

Fëmijët palestinezë janë ndër më të prekurit nga kjo krizë. Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, shikohen dy fëmijë që në përpjekje për t’i shpëtuar tokës së nxehtë dhe të rrezikshme, ata ndajnë me njëri-tjetrin një palë shapka, teksa në duar transportojnë bidonat e mëdhenj me ujë.

Përveç kësaj, fëmijët janë detyruar të marrin përsipër detyra të rëndësishme për mbijetesën e familjeve të tyre.

Ata transportojnë ujë, shpesh duke ecur në distanca të gjata nën diellin përvëlues, për të siguruar furnizime jetike në një rajon ku qasja në burimet bazike është gjithnjë e më e kufizuar.

Në mes të këtyre vështirësive, solidariteti dhe shpirti luftarak i komunitetit në Gaza mbeten të forta, ndërsa përpiqen të përballen me një realitet të vështirë që po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm.

Ndryshe, Izraeli ka vrarë mbi 40 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur nisi një ofensivë në Gaza pas sulmit terrorist të Hamasit, ku mbetën të vrarë rreth 1200 izraelitë dhe u morën peng mbi 100 persona.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese