Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet që tregojnë aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore izraelite duke rrëzuar disa nga dronët dhe raketat të lëshuara nga Irani përgjatë orëve të natës.
Sipas mediave të huaja mësohet se dronët dhe raketat janë rrëzuar jashtë hapësirë ajrore të vendit nga Forcat Ajrore indiane (IAF) dhe aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale vërtetojnë më së miri sistemin mbrojtës izraelit të cilët kanë aftësi të përgjojnë dronët dhe raketat.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 14, 2024
Israel releases first videos of its fighter jets shooting down Islamic regime drones and cruise missiles last night pic.twitter.com/HCtWey1YX2
Përmbledhja e 24 orëve të fundit, çfarë ka ndodhur:
-Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash nga Irani
-Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa, shumica e të cilave u shkatërruan në ajër nga forcat izraelite
-Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla
-Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji.
-Teherani paralajmëroi gjithashtu se nëse Izraeli hakmerret, atëhere përgjigja e tij e ardhshme do të jetë akoma dhe më e madhe.
-Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e luftës për të diskutuar sulmin, i cili u dënua nga liderët globalë, duke përfshirë presidentin Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.
-Presidenti Joe Biden ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.