Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Momentet emocionuese të pengjeve izraelite kur bashkohen me familjarët e tyre

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Momentet emocionuese të pengjeve izraelite kur bashkohen me
Pamje nga takimi i familjarëve me të shpëtuarit nga Izraeli

4 pengje izraelite të marra peng prej muajsh nga Hamasi në sulmin e tetorit, u liruan të shtunën gjatë një operacioni të përbashkët të zhvilluar nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit në bashkëpunim me Policinë në Nuseirat në Gazan Qendrore.

Pengjet e identifikuar si Noah Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç ishin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gjatë këtij aksioni mësohet se janë vrarë më shumë se 200 palestinezë.

Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar momentet emocionuese të pengjeve, kur janë bashkuar me familjarët e tyre në Qendrën Mjekësore "Sheba" Tel-HaShomer, pasi ishin transferuar për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Në videon e publikuar shihen se të katër të shpëtuarit duken të lehtësuar, ndonëse nuk i mbajnë dot lotët. Ato hidhen për t’i përqafuar me mall, pas kaq shumë muajve në krahët e njerëzve të tyre të dashur, të cilët nuk kishin reshtur së shpresuari për një mrekulli gjatë gjithë kësaj kohe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese