Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Majmunët pushtojnë qytetin tajlandez

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Majmunët pushtojnë qytetin tajlandez
Lopburi, Tajlande

Autoritetet tajlandeze kanë nisur një “ofensivë” kundër majmunëve në Lopburi, duke përdorur fruta tropikale të pjekura si karrem për t’i joshur dhe larguar.

Kafshët janë bërë simbol i Lopburit, qytet tajlandez që ndodhet rreth 150 kilometra në veri të Bangkokut dhe janë rreth 2500 majmunë që bashkëjetojnë në qytet me banorët. Ishte çdo gjë në rregull, derisa autoritetet u bindën se po ndodhnin një sërë rastesh konfliktesh midis majmunëve dhe njerëzve.

Ndërkohë kanë filluar të përhapen videot që tregojnë sjelljen gjithnjë e më agresive të majmunëve me qytetarët. Videot janë bërë virale kudo në rrjet. Në disa duke majmunët duke vjedhur ushqim nga vendasit apo edhe duke i lënduar ata.

Faza e parë e planit të paraqitur është joshja e majmunëve me ushqimin e tyre të preferuar që u vendosen në kafaz.

Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve në Tajlandë pret që majmunët të përshtaten shpejt pasi të kuptojnë se çfarë ndodhi me miqtë e tyre. Autoritetet filluan të qetësonin majmunët e kapur për të kryer kontrolle shëndetësore përpara se t’i pastronin dhe sterilizonin dhe t’i bënin tatuazhe, në mënyrë që ata të mund të identifikoheshin dhe të mbanin shënime të sakta. Ndërsa disa majmunë do të lihen të lirë për të ruajtur imazhin e Lopburit si qyteti i majmunëve të Tajlandës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese