Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ Ishte për fushatë, momenti kur kandidati për kryetar bashkie vritet mes qytetarëve në Meksikë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ishte për fushatë, momenti kur kandidati për kryetar
Alfredo Cabrera

Një tjetër kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës, Alfredo Cabrera u vra nga një ditën e djeshme, që përkonte dhe me  ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Lajmin tragjik e ka bërë me dije Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, e cika është shprehur se është rrënuar nga dhuna e bandat e krimit të organizuar.

Një kandidat për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi me armë pas koke.

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar edhe pamjet tronditëse, ku shihet se si personi i armatosur shkon dhe qëllon me dy plumba pas koke Cabreran.

Ai është kandidati i 24-ërt i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese