Të paktën 67 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një sulmi me dron në qytetin verior të Izraelit, Binyamina.
Sipas mediave të huaja, referuar të dhënave të bëra me dije nga autoritetet, të paktën 5 persona janë plagosur rëndë, ndërkohë 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu po qarkullojnë lajme se ka dhe viktima, mirëpo deri më tani diçka e tillë nuk është pohuar dhe as mohuar nga autoritetet.
Kanali 12 i Izraelit raportoi se Hezbollahu lëshoi tre dronë kundër Izraelit. Dy u qëlluan nga forcat ushtarake në Haifa, mirëpo i treti goditi Binyaminan.
15 נפצעו, חלקם במצב קשה, לאחר שמזל"ט התרסק ליד בנימינה pic.twitter.com/nSWNumQBCJ
— ???????? mzironi (@mziron178084) October 13, 2024
Nga ana e tij, Hezbollah njoftoi se filloi një sulm me dron kundër kampit të Brigadës Golani në Binyamina. Pak më herët ai kishte lëshuar një paralajmërim për "kolonët" izraelitë që të qëndronin larg bazave ushtarake në veri të Izraelit "deri në një njoftim tjetër".
Ai madje ia kushtoi këtë sulm ish-liderit të saj Hassan Nasrallah, i cili u vra më 27 shtator në një sulm izraelit në Bejrut.
Hezbollah launched drone-attacks on Israel. One drone hit the Binyamina sector caused 67 wounded. Some wounded in serious condition and some in more serious, life threatening condition. pic.twitter.com/qIs5zDkwbF
— Artes (@Artes_EU) October 13, 2024
Sakaq kujtojmë se ditën e sotme autoritetet izraelite kishin lehtësuar masat për mbrojtjen e popullsisë për zonat e vendit në veri dhe në qendër. Për momentin nuk është ende e qartë se si sulmi i mbrëmjes së sotme në Binyamina do të ndikojë në shtrëngimin e masave.
Sot, rreth 150 raketa të lëshuara nga Libani në Izrael u zbuluan gjatë gjithë ditës, me IDF që pretendon se është ulur ndjeshëm. Megjithatë, burime të njohura me aktivitetet e Hezbollahut i thanë Reuters të premten se grupi po përgatitej për një luftë të gjatë shkatërrimi.