Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Dreri hidhet papritur mbi xhamin e një autobusi, përfundon brenda automjetit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Dreri hidhet papritur mbi xhamin e një autobusi, përfundon
Dreri në Rhode Island, shtetin amerikan në New England

Një ngajrje sa e çuditshme dhe firkësuese ka ndodhur në Rhode Island, shtetin amerikan në New England.

Një dre bëri një lëvizje të papritur duke dalë në rrugë e duke u hedhur mbi xhamin e një autobusi në lëvizje në rrugët e Rhode Island.

Dreri erdhi me shpëjtësi nga rruga dhe u hodh në ajër duke përfunduar brenda autobusit pothuajse plotësisht mbi një pasagjer.

Autoriteti i Transportit Publik në Rhode Island (RIPTA) publikoi pamjet nga autobusi ku tregonin të gjithë momentin. Gjashtë pasagjerë ishin në bordin e autobusit në atë moment dhe tre prej tyre kishin nevojë për kujdes mjekësor. Dreri pësoi një plagë masive në kokë dhe ishte ende gjallë pas përplasjes, por ngordhi menjëherë pas aksidentit. Dy nga pasagjerët që kanë pësuar lëndime nga xhami janë transportuar për në spital për mjekim.

VIDEO/ Dreri hidhet papritur mbi xhamin e një autobusi, përfundon
Dreri në Rhode Island

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese