Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Breshëri sa një top tenisi, stuhia e fuqishme “godet” Kroacinë, shkatërron çatitë e banesave dhe makinat

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Breshëri sa një top tenisi, stuhia e fuqishme
Demet e shkaktuara ne Kroaci

Moti i keq ka përfshirë Kroacinë. Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë si dhe vetëtima kanë qenë prezente pothuaje përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot në Kroaci.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se përveç reshjeve të shiut, vendi është goditur dhe nga breshëri i cili arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një top tenisi.

Si pasojë e breshërit dhe erërave të forta ka pasur dëme të mëdha materiale.  Mediat vendase bëjnë me dije se xhamat e tjegullat e banesave janë thyer.

Lindja e Kroacisë ka pësuar dëmtime më të rënda, ku përveç banesave qytetarëve i janë dëmtuar dhe automjetet si dhe të mbjellat. Në rrjetet sociale po bëjnë “namin”  pamjet ku çatitë e banesave shihen të shkatërruara e të carat në tjegulla.

VIDEO/ Breshëri sa një top tenisi, stuhia e fuqishmeVIDEO/ Breshëri sa një top tenisi, stuhia e fuqishme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese