Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Biden largohet nga anëtarët e G7, Meloni shkon e kap për krahu dhe e kthen te grupi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Biden largohet nga anëtarët e G7, Meloni shkon e kap për
Meloni dhe Joe Biden

Paraqitjet e presidentin të SHBA-së, Joe Biden, gjatë kohëve të fundit kanë tërhequr vëmendjen dhe shqetësuar jo pak qytetarët.

Momentet e dobësisë, shfokusimi dhe lëvizjet e çuditshme të Biden kanë ngritur në rrjet teori konspirative se presidenti vërtet mund të jetë një “robot”.

Një tjetër episod i çuditshëm është regjistruar së fundmi gjatë Samitit të G7. Teksa liderët e vendeve më me ndikim në botë ishin duke shijuar dhe duartrokitur mbrëmje ne djeshme një performancë me parashuta, vëmendja e presidentit 81-vjeçar të SHBA-së ishte tjetërkund.

I përhumbur, Biden u largua nga Rishi Sunak, Giorgia Meloni, Emmanuel Macron dhe aleatët e tjerë të G7 dhe u drejtua nga një oficer i cili ishte duke paketuar parashutën.

Ka qenë kryeministrja e Italisë ajo e cila shkoi e kapi Biden për krahu dhe e kthehu te grupi. E sigurisht ky moment nuk kishte si të mungonte pa u kapur nga mediat dhe po bën xhiron në të gjithë botën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese