Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Ariu 400 kg tmerron pasagjerët, ngjitet sipër makinës dhe këput me dhëmbë fshirësen e xhamit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ariu 400 kg tmerron pasagjerët, ngjitet sipër makinës dhe
Pamje nga ngjarja

Një video e xhiruar nga një pasagjer është bërë virale pas pamjeve të frikshme që shihen. Një ari ka tmerruar shoferët dhe pasagjerët të cilët kishin mbetur të bllokuar në rrugë pasi u sulmuan nga ariu në Rusi.

Në videon e publikuar në rrjet shihet sesi ariu i bëshem tund veturën dhe më pas këput me dhëmbë fshirësen e xhamit. Gjithashtu shoferi i bie borisë teksa tenton të bëjë ariun të largohet, por ai nuk stepet dhe vijon të gërvishtë me kthetra xhamat e makinës.

“Ai u ngjit në makinë”, - dëgjohet që thotë një zë gruaje.

Siç raportohet dy gratë dhe një burrë që gjendeshin në makinë prisnin të shpëtoheshin nga dikush në makinën e tyre në Sakhalin, në Rusinë lindore. Rrjedhimisht kafsha u largua, teksa më vonë ishte parë i shtrirë në anë të rrugës. Sjellja e tij besohet se ka lidhje me ushqimet që shoferët zakonisht u hedhin arinjve në rrugë, që ka bërë të afrohen gjithnjë e më shumë. Ariu i murrmë rus, i njohur ndryshe si Ussuri është nga speciet më trupmadhe dhe mund të arrijë deri në 400 kg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese