
Persona të armatosur “mësynë” dhe hapën zjarr në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stadiun policie në dy qytetet të Dagestanit. Sipas mediave vendase mësohet se si pasojë mbeti i vrarë një prift rus 66-vjeçar dhe 15 efektivë policie, ndërkohë 25 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sulmet ndodhën në qytetin Makhachkala, kryeqyteti i Republikës së Dagestanit dhe në qytetin bregdetar të Derbentit.
Pas sulmit të përgjakshëm, menjëherë autoritetet u ngritën në këmbë duke bërë të mundur ekzekutimin e 6 terroristëve.
Terroristët shënjestruan vendet e adhurimit, si dhe një pikë kontrolli policie në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala , si dhe në qytetin e Derbentit , në jug të kryeqytetit. Përfaqësuesit e komunitetit hebre rus thanë se u sulmua edhe një sinagogë e dytë.
Sulmet në të dy qytetet ishin të koordinuara dhe ndodhën në të njëjtën kohë të dielën pasdite.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz të veshur me të zeza, teksa qëllojnë me breshëri ndaj automjeteve të policisë në Makhachkala.
Dagestan ???????? pic.twitter.com/oKEcLMjesd
— MAKS 24 ???????????? (@Maks_NAFO_FELLA) June 23, 2024
Në Derbent, ku dikur kishte një komunitet të madh hebre, terroristët sulmuan një kishë dhe një sinagogë, të cilat më pas i dogjën. Ndërtesa e sinagogës, fatmirësisht ishte bosh në momentin e sulmit, madje ajo ka qenë në listën e monumenteve të mbrojtura nga Unesco.

Mediat ruse raportuan se në mesin e autorëve të sulmit ishin dy djemtë e kreut të një province të Dagestanit, i cili ndodhet në paraburgim.
Megjithatë, Dagestani, një nga rajonet më të varfra të Rusisë me një përqindje të madhe myslimanësh, ka rënë pre e sulmeve islamike edhe në të kaluarën.
????#Dagestan, #Russia. Armored vehicles and helicopters of #Russian terrorists in #Derbent continue to attempt to suppress the attack of #Muslim terrorists
— ✝ ⚔️ Hunter UA ✠ ???????????????? (@UaCoins) June 23, 2024
The shootout continues.I'm rooting for both sides, kill more of each other???? #UkraineWarNews #UkraineRussiaWar #RussiaIsANazi pic.twitter.com/YyUnchwHH9
Sulmet e koordinuara të personave të armatosur erdhën tre muaj pas një masakre në një sallë koncertesh në Moskë, ku humbën jetën 145 persona. Ky sulm u mor përsipëri nga grupi i Shtetit Islamik.
#Russia ????????: Armed militants (very likely affiliated with #ISIS / #ISKP) carried out multiple attacks and set a church and a synagogue on fire in #Derbent and #Makhachkala in #Dagestan.
— War Noir (@war_noir) June 23, 2024
Additionally militants carried out shooting attacks with multiple rifles as well. pic.twitter.com/IrrrQYf3bE