
Vetëm disa ditë na ndajnë nga ceremonia madhështore e betimit të presdientit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump.
Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, por shtë shtuar edhe ankthi dhe frika pasi mund të kthehet në një objekt për ekstremistët e dhunshëm, edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për kërcënime specifike.
Autorët potencialë të akteve të dhunës, sidomos ata që ankohen për rezultatin e zgjedhjeve, mund ta shohin eventin si shansin e fundit për të influencuar tek rezultati i votimit përmes dhunës – ka shkruar një grup agjencish të inteligjencës dhe policisë.
Për këtë arsye janë përforcuar masat e sigurisë. Në total në terren do të jenë rreth 25 mijë efektivë të forcave të rendit dhe atyre të armatosura.
Departamenti i Policisë së Uashingtonit do të përforcohet me rreth 4 mijë agjentë, të cilët do të bashkohen me thuajse 1 mijë efektivët ekzistues.
Institucionet e sigurisë janë në gjendje alarmi, duke marrë parasysh edhe dy tentativat për vrasjen e Trump gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2024-s, si dhe sulmet terroriste të këtij viti në hotelin e Donald Trump në Manhattan.