Hapësire reklamuese

Bota

Vetëm disa ditë larg zgjedhjeve, Sunak dhe Starmer ballë për ballë në debat

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm disa ditë larg zgjedhjeve, Sunak dhe Starmer ballë për
Starmer dhe Sunak

Kryeministri Rishi Sunak dhe kreu i Laburistëve, Keir Starmer, u përballën në debatin e fundit televiziv të mërkurën në mbrëmje.

Ekonomia e vendit, papunësia, taksat, shëndetësia dhe çështjet e migracionit, këto kanë qenë temat më kyçe për të cilat dy kandidatët për postin e Kryeministrit debatuan vetëm disa ditë para zgjedhjeve që do të mbahen më 4 korrik.

Sunak akuzoi Starmer se do të rriste taksat për Britanikët me më shumë se 2 mijë paundë, mirëpo ai e përgenjështroi këtë. Ndërkohë, nga ana tjetër kreu i Laburistëve tha se do të kërkojë më tepër bashkëpunim me BE-së dhe nuk do të pranojë më shumë emigrantë të paligjshëm.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Sunak i cili iu drejtua duke i thënë se i ka bërë një trajtim të gabuar çështjes së emigracionit.

 Për çfarë u diskutua gjatë debatit:

-Kryeministri Rishi Sunak tha se ishte i “tërbuar” kur dëgjoi akuzat për bastet.

-Keir Starmer tha se akuzat për lojërat  fatit ishin një çështje “udhëheqjeje”.

-Sunak tha se do të “ulë taksat” dhe pretendon se vendi do të duhet të përballet me taksa më të larta në një qeveri laburistë.

-Sunak pretendon se mbështetja më të cenuarit do të ndodhë gjithmonë nën një qeveri konservatore.

-Starmer kundërshtoi qëndrimin e Sunak për mirëqenien, duke e quajtur kryeministrin "jashtë kontaktit".

-Në lidhje me imigracionin, Starmer tha se “kërcënimi më i madh për kufijtë tanë” është numri i njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla mbi Kanalin Anglez dhe se ata duhet të “shpartallojnë bandat”.

-Sunak tha se ardhja e emigrantëve pa dokumente është një "fyerje" ndaj drejtësisë dhe kjo është arsyeja pse ai e ka bërë prioritet ndalimin e anijeve përmes një "parandalimi" si plani i Ruandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese