Hapësire reklamuese

Bota

Veriu i dërgoi balona me mbeturina, hakmerret Koreja e Jugut: Çon fletëpalosje kundër liderit Kim Jong Un

Shkruar nga Newsbomb
Veriu i dërgoi balona me mbeturina, hakmerret Koreja e Jugut: Çon
Pamje e fletëpalosjeve propagandistike kundër Kim Jong Un të dërguara me balonë nga Koreja e Jugut

Një grup aktivistësh të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë dërguar balona të mëdha drejt Koresë së Veriut si kundërpërgjigje ndaj balonave me mbeturina që Veriu dërgoi më herët drejt vendit të tyre.

Sipas aktivistëve, balonat përmbajnë fletëpalosje me shkrime propagandistike kundër liderit komunist Kim Jong Un, kartëmonedha amerikane, një dollar, si dhe usb me këngë koreano-jugore.   

Koreja e Veriut kishte ndaluar dërgimin e balonave që transportonin mbeturina, por kërcënoi se do t'i rifillonte ato nëse aktivistët e Koresë së Jugut dërgonin sërish fletëpalosje.

Aktivitetet e gjata me tullumbace të Jugut kanë shkaktuar protesta të furishme nga Koreja e Veriut, e cila është jashtëzakonisht e kujdesshme ndaj çdo përpjekjeje të jashtme për të minuar sundimin e Kim Jong Un.

Grupi civil i Koresë së Jugut, i udhëhequr nga dezertori koreano-verior Park Sang-hak, tha se ato kanë dërguar vetëm të vërtetën, ndryshe nga Pheniani që solli mbeturina në vendin tonë dhe nuk kërkoi falje për këtë gjest të shëmtuar. Gjithashtu, ai shprehet se kjo do të vazhdojë deri në lirinë e vëllëzërve koreano-veriorë.

Kemi dërguar të vërtetën dhe dashurinë, ilaçe, kartëmonedha një dollar dhe këngë. Por një Kim Jong Un barbar na dërgoi pisllëk dhe mbeturina dhe ai nuk ka kërkuar asnjë fjalë falje për këtë. Grupi ynë, Luftëtarët për Korenë e Veriut të Lirë, do të vazhdojë të dërgojë fletëpalosjet tona, të cilat janë letrat e së vërtetës dhe lirisë për bashkatdhetarët tanë të dashur koreano-veriorë”,- u shpreh Park.

Veriu i dërgoi balona me mbeturina, hakmerret Koreja e Jugut: Çon
 

Fushata me balonë e Koresë së Veriut u pa si një përpjekje për të shkaktuar një ndarje në Korenë e Jugut mbi politikën e ashpër të qeverisë së saj konservatore ndaj Veriut. Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se nuk kanë baza ligjore për të ndaluar qytetarët privatë të dërgojnë balona në Korenë e Veriut, pasi gjykata kushtetuese e vendit vitin e kaluar rrëzoi një ligj që penalizon këto fletëpalosje si shkelje të lirisë së fjalës.

Në reagim ndaj fushatës me balona me mbeturina të Veriut, Koreja e Jugut pezulloi plotësisht një marrëveshje për zbutjen e tensionit të vitit 2018. Pezullimi i lejon Koresë së Jugut të rifillojë stërvitjet e drejtpërdrejta dhe transmetimet e altoparlantëve të propagandës kundër Phenianit në zonat kufitare, veprime që me siguri do të zemërojnë Korenë e Veriut dhe do ta shtyjnë atë të nisë hapat e saj ushtarakë.

Kohët e fundit, Koreja e Veriut kreu një provokim të neveritshëm që do ta bënte çdo vend normal të turpërohej nga vetja. Qeveria nuk do ta anashkalojë kurrë  asnjë kërcënimin nga Koreja e Veriut. Ne do të mbajmë një qëndrim gatishmërie të hekurt dhe do t'u përgjigjemi provokimeve me vendosmëri dhe në masë dërrmuese",- tha presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në një fjalim në Ditën e Përkujtimit në Seul këtë të enjte.

Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka intensifikuar në mënyrë agresive testet e saj të armëve në atë që analistët e quajnë një përpjekje për të zgjeruar arsenalin e saj bërthamor dhe për të marrë lëshime më të mëdha nga jashtë kur diplomacia të rifillojë me Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese