Një valë i nxehti ka goditur veriun e Indisë, ku temperaturat janë regjistruar mbi 45 gradë Celsius, mes zgjedhjeve kombëtare.
Konkretisht, në zonën Najafarh, që ndodhet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, temperatura arriti në 47.8 gradë të dielën, duke arritur nivelet më të larta të regjistruara në këtë kohë në vend, ndërsa në 10 zona të Kryeqytetit Kombëtar në vend, temperaturat të shtunën kaluan 45 gradë.
Sipas departamentit meteorologjik të vendit (IMD), temperaturat në Indi pritet të rriten më tej këtë vit, ndërsa parashikohet për një valë të re të të nxehtit në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit.
Vala e të nxehtit në Indi po godet votuesit në mes të zgjedhjeve kombëtare, të cilat po mbahen në 7 faza nga 19 prilli deri më 1 qershor. Shumë votues janë shprehur se është evështirë për të lëvizur në një vapë të tillë dhe për të qëndruar në radhë për kutinë e votimit, veçanërisht të moshuarit.
Prandaj, autoritetet zgjedhore indiane po rekomandojnë votuesit të marrin masa mbrojtëse kundër të nxehtit. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen më 4 qershor.