Hapësire reklamuese

Bota

VENDIMI/ Tik-Tok mbyllet të dielën në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
VENDIMI/ Tik-Tok mbyllet të dielën në SHBA
TikTok

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një ligj që ndalon TikTok në territorin amerikan, nëse kompania kineze ByteDance, e cila është pronarja e platformës, nuk e shet aplikacionin deri të dielën, më 19 janar.

ByteDance ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se ligji cënon të drejtën e lirisë së fjalës për më shumë se 170 milionë përdorues të TikTok në SHBA. Megjithatë, ky argument u hodh poshtë nga Gjykata Supreme, duke e detyruar kompaninë të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit, përndryshe do të përballet me një ndalim të plotë që hyn në fuqi të dielën.

Zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë kanë akuzuar ByteDance për lidhje me qeverinë kineze, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare në lidhje me TikTok.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese