
Vdekja e presidentit iranian, Ebraham Raisi, dy ditë më parë në aksidentin ajror në provincën e Azerbajxhanit Lindor duket se ka shkaktuar shumë turbullira jo vetëm përsa i përket misterit të zhdukjes së tij, por ka sjellë edhe pasoja ekonomike në tregjet botërore.
Mëngjesin e sotëm, tregjet janë përballur me një ndryshim të jashtëzakonshëm të rritjes së çmimeve për metalet e çmuara.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, çmimi i arit është rritur në 2,450.07 dollarë amerikanë, ndërkohë që në muajin shkurt çmimi ishte nën 2000 dollarë.
Një nga arsyet e mundshme që supozohet se ka ndikuar këtë rritje, mendohet të jetë pikërisht aksidenti ajror në Iran, duke ditur se është një fuqi ekonomike për rajonin e Lindjes së Mesme. Gjithashtu, bakri metalik industrial u rrit në një çmim të ri rekord.
Helikopteri me zyrtarë të Iranit u rrëzua mesditën e së dielës, ku si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm Husein Amirabdollahian, si dhe disa të tjerë shoqërues të presidentit.