Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka mbajtur ditën e sotme një minutë heshtje në kujtim të presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm të Iranit, të cilët humbën jetën ditën e djeshme në një aksident ajron në provincën e Azerbajxhanit Lindor.
Në fillimin e mbledhjes, Presidenti i SA si dhe ambasadori i Mozambikut, Pedro Comisario Afonso shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e organizatës për familjarët e viktimave si dhe për popullin e Republikës Islamike të Iranit.
Më pas të gjithë delegatët u ngritën në këmbë, duke përfshirë edhe zëvendësambasadorin e SHBA Robert Ëood, duke mbajtur një minutë heshtje.
Kujtojmë se Presidenti i Iranit humbi jetën ditën e djeshme në një aksident ajror në provincën lindore të Azerbajxhanit, si pasojë e kushteve të rënduara atmopsferike. Ai ishte i pranishëm në këtë zonë së bashku me disa zyrtarë të tjerë për të inaguruar hapjen e dy digave kryesore në Qiz Qalas dhe Khodaafarin në Azerbajxhanin Lindor.