Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vance hedh poshtë zërat se Trump u tërhoq: Kemi shpresa se do arrimë një marrëveshje për fundin e luftës Rusi-Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Vance hedh poshtë zërat se Trump u tërhoq: Kemi shpresa se do
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka hedhur poshtë aludimet se presidenti amerikan Donald Trump do të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet.

Vance ka deklaruar se administrata Trump është “optimiste” se në fund do të jetë në gjendje të negociojë me sukses një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë.

“Dua ta përditësoj kryeministren në disa negociata mes Rusisë, Ukrainës, si dhe për disa gjëra që kanë ndodhur në 24 orët e fundit”, - ka thënë ai në Romë në takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Mendoj se kemi disa gjëra interesante për të thënë, sigurisht privatisht, disa negociata. Ne ndihemi optimistë se me shpresë mund ta mbyllim këtë luftë”, - ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se administrata Trump mund të largohet nga përpjekja për t’i dhënë fund luftës nëse përpjekjet e tyre rezultojnë të kota në ditët në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese