Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Valëviti flamurin palestinez gjatë seancës plenare, pezullohet për 15 ditë deputeti francez

Shkruar nga Newsbomb
Valëviti flamurin palestinez gjatë seancës plenare, pezullohet
Pamje nga ngritja e flamurit palestinez në seancën plenare në Parlamentin e Francës

Deputeti francez Sebastien Delogu është përjashtuar për 15 ditë nga Kuvendi, pasi gjatë seancës plenare të zhvilluar ditën e sotme, ai valëviti flamurin palestinez në sallë në shenjë mbrojtje për ligjin ndërkombëtar.

Kryetari i parlametit e cilësoi si të papranueshme sjelljen e tij, teksa ndërpreu menjëherë seancën duke kërkuar që ai të ndëshkohej për veprimin e bërë.

Ndaj deputetit u vendos që të pezullohej veprimtaria e tij për një periudhë 15 ditore pasi kishte shkelur rregullin kryesor të seancës.

Ndërkohë që deputetët në seancë sollën vazhdimisht në vëmendje situatën në Lindjen e Mesme, ndërsa bënë thirrje për ndërprerje të marrëdhënieve me shtetin hebre.

Alma Dufour, deputete e ‘La France Insoumise’ (LFI) në fjalën e saj bëri fillimisht thirrje për ndërprerjen e lidhjeve me Izraelin prej ofensivës brutale dhe kërkoi ndërhyrje të beretave blu të OKB në Palestinë, pasi vendi është nën sulm të vazhdueshëm nga ushtria e Izraelit.

Pas seancës Delogu tha: “Duke ngritur flamurin palestinez a do të bindet presidenti republikës të mos dërgojë më armë për Izraelin? A do të njohë tani ai shtetin e Palestinës?”

Deputeti shtoi më tej: “Unë mendoj se shteti francez është bashkëfajtor për atë që po ndodh sot në Palestinë. Grupi ynë i LFI jemi krenarë që po mbrojmë ligjin ndërkombëtar, dhe njerëzit që aktualisht po vuajnë e po masakrohen në Palestinë”.

Franca ka mbështetur hapur Izraelin që prej nisjes së konfliktit më 7 tetor, por anëtarët e partisë LFI kanë qëndruar vazhdimisht në mbështetje të palestinezëve.

Më herët ministria e jashtme franceze tha se është “më e nevojshme se kurrë që OKB të pranojë rezolutën për ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”.

Kujtojmë se Izraeli po zhvillon një ofensivë të tmerrshmë ushtarake në Rafah, ku shumë civilë kanë mbetur të vrarë, teksa bota po e dënon shtetin hebre për veprimet e tij në këtë rajon, duke e akuzuar atë për gjenocid ndaj civilëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese