Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

"Unë do ta ndaloj luftën në Gaza", Donald Trump premton në supersfidën e UFC në New Jersey

Shkruar nga Newsbomb
"Unë do ta ndaloj luftën në Gaza", Donald Trump premton
Khabib Nurmagomedov dhe Donal Turmp

Ish-presidenti Donald Trump u shpall fajtor më 31 Maj nga gjykata e Nju Jorkut për 34 akuzat, për falsifikim të të dhënave të biznesit, një krim i klasit E që dënohet me gjobë, me kusht ose deri në katër vjet burg për çdo akuzë. Por kjo nuk e ka ndaluar Trump të vazhdojë i pashqetësuar aktivitetet dhe fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale.

Mbrëmjen e të shtunës 1 qershor, në Neë Jersey të SHBA u mbajt dhe supersfida e UFC, mes Islam Makhachev dhe Dustin Poirier. Makhachev mbrojti titullin e kampionit në kategorinë e lehtë deri në 70 kg.

Por vëmendjen e mori takimi në fund të ndeshjes mes Donald Trump dhe sportistit legjendar të UFC-së Khabib Nurmagomedov. Në përfundim të ndeshjes ,Khabib iu afrua ish-presidentin Trump dhe i kërkoi të ndalonte luftën në Gaza.

“E di që do ta ndalosh luftën në Palestinë”, i tha ish-sportisi, Donald Trump i cili kandidon për zgjedhjet Presidenciale të nëntorit.

“Ne do ta ndalojmë atë. Unë do ta ndaloj luftën”, - i premtoi Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese