Lajmin e vrasjes së një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut në Libanin Jugor, e ka dhënë Izraeli.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite (IDF) thuhet se kishte neutralizuar komandantin e Hezbollahut, Hader Ali Tawil gjatë një bastisjeje në qytetin libanez Kfarkela.
Hader Ali Taëil udhëhoqi një sërë sulmesh kundër Izraelit dhe sulme të planifikuara që shkaktuan viktima në mesin e forcave izraelite.
Sipas deklaratës së IDF, Tawil ishte përgjegjës për sulmin me raketa antitank të 14 janarit në zonën Kfar Yuval që vrau një civil izraelit dhe rreshter Barak Ayalon. Përveç këtij sulmi, akuzohet se ka hedhur qindra raketa dhe raketa antitank në veri të Izraelit, duke shkaktuar rreziqe serioze për popullsinë civile dhe instalimet ushtarake.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se do të vazhdojnë të marrin masa për të mbrojtur sigurinë e Izraelit dhe qytetarëve të tij, ndërsa deklaruan se nuk do të lejojnë Hezbollahun të zgjerojë praninë e tij ushtarake pranë kufirit izraelit.